Zv. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, znj. Flutura Berbati Zena mori pjesë në punëtorinë rajonale dy ditore “Fuqizimi ekonomik i grave dhe ndihma juridike falas në Ballkanin Perëndimor” e cila u mbajt më 19 dhe 20 Shtator në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj punëtorie u prezantua edhe dokumenti i politikave për përmirësimin e sistemeve të ndihmës juridike falas në Ballkanin Perëndimor për gratë sipërmarrëse.
Ministritë e Drejtësisë, Agjencitë për Ndihmë Juridike Falas, Klinikat Ligjore nga Fakultetet Juridike dhe OJQ-të e shteteve të Ballkanit Perendimor, debatuan mbi sfidat kryesore dhe zgjidhjet e mundshme përballë përdorimit të Ndihmës Juridike Falas për fuqizimin ekonomik të grave në Ballkanin Perëndimor.