Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnim: Viktimat e Dhunës Seksuale

Më 26 Tetor 2023, Zyrtarë nga zyrat Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas së bashku me gyqtarë dhe prokurorë morën pjesë në trajnimin e përbashkët me temë “Viktimat e Dhunës Seksuale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, znj. Selvi Izeti Çarkaxhiu,Psikologe Klinike në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me figurën e veprës penale të dhunës seksuale. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Ky trajnim u realizua nga Akademia e Drejtësisë me përkrahjen e GIZ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors