Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim pune i stafit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Me datë 14 Nëntor 2023, u realizua takim pune i stafit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Temë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte Mbarëvajtja e procesit të punës bazuar në planin individual të punës për vitin 2023 dhe Planin e Punës të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2023 si dhe Menaxhimi i rasteve të trajtuara nga zyrtarët e Zyrave Rajonale dhe Mobile për Ndihmë Juridike Falas.

Në këtë takim u diskutua edhe për aktivitetet, arritjet dhe sfidat të cilat kanë Zyrat Rajonale dhe Mobile për Ndihmë Juridike Falas, po ashtu u dhanë rekomandime dhe u hap diskutimi edhe për çështje të ndryshme me interes për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit të punës të të gjitha zyrave të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Në fund u bë edhe prezantimi i platformës Lexdoks në të cilën do të kenë çasje zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas me mbështetjen e GIZ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors