Me datë 09 Nëntor 2023, zyrtari i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga Zyra Rajonale në Mitrovicë, z. Rasim Imeri ishte panelist në Sesionin e tretë informativ ligjor me komunitetin Rom për Qasjen në Drejtësi i organizuar nga projekti Eukojust. Panelist tjerë ishin edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës si dhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Përfaqësuesi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas foli më shumë rreth funksionit, shërbimeve që ofron Agjencia, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj.
Sesioni i rradhes informativ ligjor do të mbahet në Komunen e Pejës.