Me datë 13 Nëntor 2023, përfaqësuesi nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas z. Islam Krasniqi me ftesë të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar mori pjesë në punëtorinë mbi të drejtat e grave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Kjo punëtori u mbajt veçanërisht për vetëdijesimin e tyre sa i përket dhunës në familje, dhunës në baza e gjinore, si dhe asaj seksuale.
Në punëtori morën pjesë gra me aftësi të kufizuara, prindër dhe familjar të personave me aftësi të kufiuzara, si dhe përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Nga institucionet pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Polica e Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale në Prishtinë.