Më 15 Nëntor 2023, Zyrtarë nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas morën pjesë në trajnimin “Mbrojtja ndërkombëtare e azilkërkuesve, refugjatëve dhe personave pa-shtetësi”, organizuar nga UNHCR, në bashkepunim me CRPK dhe ANJF.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën me Kornizen ndërkombëtare për mbrojtjen e Refugjatëve, Sistemin e mbrojtjes ndërkombëtare në Kosovë, Ndihmën Juridike gjatë procedurës dhe Sistemin e mbrojtjes ndërkombëtare për personat pa-shtetësi.