Sot me datë 08 Dhjetor 2023, në kuadër të kampanjës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” me ftesë të Komunës së Deçanit, zv.Drejtorja Ekzekutive znj. Flutura Berbati Zena ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, Gjykata Themelore, Qendra për Punë Sociale, Zyra për Barazi Gjinore si dhe akterë të tjerë komunal.
Objekti i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve përgjegjëse në Komunën e Deçanit për trajtimin e çështjeve të dhunës në marrëdhëniet familjare si dhe përmirësimit të nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje.