Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Komunal kundër Dhunës në Familje në Komunën e Istogut

Me datë 08 Dhjetor 2023, në kuadër të kampanjës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” me ftesë të Komunës së Istogut, zv.Drejtorja Ekzekutive znj. Flutura Berbati Zena ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në komunën e Istogut.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, Gjykata Themelore, Prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Zyra e punësimit, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Mirëqenies Sociale, Zyra për Mbrojtje të Viktimave, Zyra për Barazi Gjinore në komunën e Istogut dhe Qendra e Shëndetit Mendor.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për personat që janë viktima të dhunës në familje, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues dhe monitorimit të zbatimit të politikave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors