Sot, me datë 31 Janar 2024, z. Sadulla Salihu përfaqësues nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, si dhe përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore Gjilan mbajtën sesion informues me qytetarët mbi shërbimet e Gjyqësorit dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
Ky sesion u realizu me qëllim të informimit të qytetarëve rreth qasjes në drejtësi gjatë procedurave gjyqësore dhe realizimit të të drejtave të qytetarëve nëpërmjet shërbimeve juridike falas që ANJF ofron.
Përfaqësuesi nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas i informoi të pranishmit më shumë rreth funksionit, shërbimeve që ofron Agjencia, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj.
Ky sesion infromues u mbështet nga Projekti i USAID-it për Drejtësi.