Sot, me datë 07 Mars 2024, u realizua takim pune i stafit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në të cilin u diskutua mbi mbarëvajtjen e procesit të punës bazuar në Planin Individual të Punës për vitin 2024 dhe Planin e Punës të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2024 si dhe lidhur me të drejtat dhe obligimet që dalin nga Plani i Performancës i ANJF-së 2024 dhe Plani Strategjik i ANJF -së 2021-2025.
Gjatë këtij takimi po ashtu u diskutua për aktivitetet, arritjet, sfidat që Zyrat Rajonale dhe Mobile për Ndihmë Juridike Falas i kanë, si dhe u shpalosen të gjeturat nga Raporti i Monitorimit i vitit 2023.
Ndër të tjera u diskutua për të drejtat dhe obligimet që dalin nga Plani për Integritet i ANJF-së 2024 – 2026, si dhe u fol mbi konfliktin e interesit, sinjalizuesit dhe pranimin e dhuratave.
Në fund u dhanë rekomandime dhe u hap diskutimi edhe për çështje të ndryshme me interes për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit të punës të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas me qëllim krijimin e një sistemi funksional për Ndihmë Juridike Falas nëpërmjet të cilit sigurohet qasja efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.