Bazuar në nenin 5 të Rregullores MD – Nr. 05/2023 për Përcaktimin e Kritereve për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas nga Organizatat Jo Qeveritare në Partneritet me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, pas verifikimit të kritereve nga Komisioni për Vlerësimin e Kritereve për ofrimin ne ndihmës juridike falas i ANJF-së, me datë 29.03.2024 – Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka nënshkruar Marrëveshje për Partneritet me Organizatat Joqeveritare si më poshtë:
• Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT
• Advancing Together – AT
• Institutit të Kosovës për Drejtësi – IKD
• Femrat Aktive të Gjakovës – FAGJ
• Social Housing and Property Rights in Kosovo – SHPRK
• Programi për të Drejtat Civile Kosovë – CRP/K
Ky partneritet do të sjell një dimension të ri në misionin tonë për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë.