Sot, me datë 24 Prill 2024, zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas morën pjesë në trajnimin për përdorimin e databazës nacionale të Ministrisë së Drejtësisë, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.
Në këtë databazë kanë qasje i gjithë zingjiri i institucioneve që trajtojnë rastet e dhunës në familje ndërsa me shtimin e moduleve të reja gjatë fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” edhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të ketë mundësinë që të ketë qasje dhe të vendos të dhënat e rasteve të dhunës në familje që përfitojnë ndihmë juridike falas, si dhe do të ketë mundësinë të marr informata lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga institucionet tjera.
Kjo bazë e të dhënave mundëson edhe nxjerrjen e të dhënave statistikore prandaj do të lehtësoj punën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në gjenerimin më të shpejtë të raporteve të ndryshme për nevojat e institucionit dhe më gjërë.