Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim informues me qytetarët e rajonit të Gjilanit

Sot me 29 Prill 2024, përfaqësuesi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, z.Sadulla Salihu ishte panelist në takimin informues me qytetarët e rajonit të Gjilanit, lidhur me të drejtën e tyre për kompensim në rast të dëmit të shkaktuar nga autoritetet publike.

Përfaqësuesi nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas njoftoi pjesëmarrësit për fushëveprimin e ANJF-së, rastet të cilat trajtohen dhe shërbimet profesionale juridike falas që ofrohen.

Gjatë këtij takimi, panelist ishte edhe gjyqtari Kreshnik Kaçiu i cili informoi qytetarët lidhur me rolin e Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, si dhe me ndryshimet qe do të sjelli hyrja ne fuqi e Ligjit të ri për Konfliktet Administrative.

Ky takim informues u realizua nga D+ në kuadër të projektit “Promovimi i procedurave të drejta administrative për qytetarë dhe biznese”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors