Me datë 08 Maj 2024, Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu vizitoi Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ajo u prit nga U.D Drejtorja Ekzekutive e ANJF-së, znj. Flutura Berbati Zena me ç’rast diskutuan për shumë çështje që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve, efikasitetin dhe cilësinë e përfaqësimit.
Ministrja Haxhiu deklaroi se “Qasja në drejtësi është një e drejtë themelore për shoqërinë tonë prandaj edhe jemi angazhuar për ta mbështetur Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, për të siguruar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për qytetarët”.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e përkushtuar të realizoj misionin e saj madhor në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre.