Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim koordinues me Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas

Sot, me datë 14.05.2024, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, organizoi takimin e radhës koordinues me Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas.

Ky ishte takimi i parë pas nënshkrimit të Marrëveshjeve për Partneritet mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Organizatave të Shoqërisë Civile. Andaj, konform marrëveshjeve ANJF dhe përfaqësuesit e Organizatave raportuan mbi ofrimin e ndihmës juridike falas gjatë tremujorit të parë të këtij vitit, trendet, të arriturat dhe sfidat. U diskutua për aktivitetet që planifikohen të realizohen gjatë Javës së Ndihmës Juridike Falas, si dhe mbi identifikimin e nevojave për trajnime.

Gjatë takimit të mekanizmit koordinues znj. Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas theksoi se ky partneritet me Agjencinë do të kontriboj që të ndërtohet një sistem i fortë i ndihmës juridike falas që është në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Takimet koordinuese do të mbahen në baza kuartale dhe qëllimi i tyre është rritja e rolit drejtues të ANJF-së brenda mekanizmit koordinues drejtë zgjidhjes së çështjeve me rëndësi si dhe adresimit të sfidave duke standardizuar cilësinë e shërbimit të ndihmës juridike të ofruar.

Ky takim u realizua me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors