Ministria e Drejtësisë / Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë përkrahur nga Misioni i OSCE në Kosovë, Projekti i USAID-it për Drejtësi, GIZ dhe donatorë të tjerë, do të mobilizohen për të informuar qytetarët për shërbimet që i ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe OJQ-të partnere.
Nëpërmjet aktiviteteve të kësaj jave duam të arrijmë sa më pranë qytetarëve, ta shpërndajmë informacionin por edhe t’ju mbështesim që të keni qasje në drejtësi nëpërmjet ndihmës juridike falas.
Zgjidhni problemet ligjore pa shpenzuar asnjë cent dhe bashkohuni të gjithë, që të rrisim vetëdijen tek qytetarët për ndihmën juridike falas, përmes këtyre aktiviteteve, nën sloganin MBROJE TË DREJTËN TËNDE.
Aktivizohuni edhe ju!