Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarja nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Kamenicë, znj. Mirsije Ajvazaj ka informuar të rinjtë e kësaj komune rreth shërbimeve profesionale juridike që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron nëpërmjet Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Kamenicë.
Ajo po ashtu ka shpërndarë fletëpalosje për qytetarët e Kamenicës me qëllim rritjen e vetëdijës së qytetarëve për ndihmën juridike falas, si dhe fuqizimin e tyre për të mbrojtur të drejtat që ju takojnë.
Ky aktivitet u realizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në bashkëpunim me Qendren për Drejtësi në komunitete dhe me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.