Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë në Qendren e Azilit në Magure

Sot me 11 Qershor 2024 në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, z. Faton Jashari, U.D. Drejtor i Deparamentit Ligjor me bashkëpuntorë si dhe përfaqësues të Organizatës partnere Programi për të Drejtat Civile Kosovë – CRP/K vizituan Qendren e Azilit në Magure.

Ata u pritën nga Udhëheqës i Qendrës për Azil z. Fitim Zariqi me të cilin kanë diskutuar më shumë rreth ndihmës juridike falas që ofrohet nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Programi për të Drejtat Civile Kosovë – CRP/K për azilkërkuesit.

z. Zariqi tregoi për procedurat sesi një shtetas i huaj duhet të parashtroj kërkesën për azil, procedurat e regjistrimit e të qëndrimit në kamp dhe kushtet e shërbimet tjera që kjo qendër ofron për azilkërkuesit.

Ky aktivitet u realizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në bashkëpunim me Organizatën Programi për të Drejtat Civile Kosovë – CRP/K.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors