Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Intervistë për Radio Gjakova

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarja nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Gjakovë, znj. Nora Dobruna ka dhënë intervistë për Radio Gjakova me qëllim informimin e publikut për fushëveprimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, kriteret që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, kategoritë e veqanta të përfituesve, rastet që trajtohen dhe shërbimet profesionale juridike falas që ofrohen nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Gjakovë.

Ajo ka veçuar rritjen e numrit të lendëve administrative – pensionale, sidomos rastet e refuzimit të së drejtës në pension bazik të moshës apo kontributpagues për qytetarët që janë përfitues të drejtës në pension të kategorive të dala nga lufta. Bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme është vërtetuar se kategoritë e dala nga lufta mund të gëzojnë të dy pensionet.

Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 14 Qershor 2024 me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors