Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarja nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Skenderaj, znj. Jehona Qerimi vizitoi Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skënderajt ku u takua me znj. Rrezarta Hasani Ibrahimi – Drejtore e kësaj Drejtorie, me të cilën ka diskutuar më shumë rreth Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, rastet që trajtohen dhe shërbimet profesionale që ofrohen nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Skenderaj.
Znj. Rrezarta Hasani Ibrahimi ka shprehur gadishmërinë për bashkpunim të ndërsjelltë dhe ka informuar zyrtarët që mund t’i drejtojnë qytetarët që kanë nevojë të marrin shërbime juridike profesionale, tek Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Skenderaj ngaqë personat përfitues të skemave sociale, janë përfitues edhe të ndihmës juridike falas.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 14 Qershor 2024 me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.