Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Suharekë: Takim me akterët komunal

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtari nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Suharekë, z. Mihat Sylejmani ka realizuar takime me përfaqësuesit e institucioneve si në vijim: z. Salajdin Gallapeni, Kryetar i Gjykatës Themelore, z.Sokol Buzhala, UD. Drejtor i Qendres për Punë Sociale dhe znj. Mirlinda Spahija, Udhëheqëse e Asistences Sociale, znj.Suzana Gashi, Drejtore në Handikos, znj.Mehreme Hoxha, Udhëheqëse e Zyres së Punësimit, me të cilët ka diskutuar më shumë rreth shërbimeve që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron për qytetarët e kësaj komune.

Po ashtu ai ka shpërndarë fletëpalosje informuese lidhur me shërbimet juridike falas me qëllim që qytetarët që marrin shërbime nga këta akterë të informohen për punën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, me qëllim rritjen e vetëdijës së qytetarëve për të mbrojtur të drejtat që ju takojnë.

Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 14 Qershor 2024 me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors