Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjakovë: Tryezë me akterët komunal dhe OJQ-të

Me datë 12 Qershor 2024 në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas me mbështetjen e GIZ, zyrtarja nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Gjakovë, znj. Nora Dobruna realizoi “Tryezën e bashkëbisedimit me akterët komunal dhe OJQ-të” në Komunen e Gjakovës me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrësit u njoftuan nga përfaqësuesja e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për fushëveprimin e ANJF-së, kriteret që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, kategoritë e veqanta të përfituesve, rastet që trajtohen dhe shërbimet profesionale juridike falas që ofrohen nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Gjakovë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve me qëllim sigurimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Gjatë kësaj tryeze po ashtu u diskutua mundësia e forcimit të komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, adresimi i sfidave të ndihmës juridike dhe promovimi i ofrimit të ndihmës juridike falas për komunitetet jo shumicë me qëllim të informimit për të drejtat e tyre ligjore dhe shërbimet e disponueshme.

Në këtë tryezë kishte pjesëmarrës nga një numër i madh i institucioneve dhe Organizatave Joqeveritare që veprojnë në Komunën e Gjakovës, të gjithë u shprehen të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me ANJF-në.

Nëpërmjet takimeve të tilla synohet të ndërtohet një sistem më gjithëpërfshirës dhe efektiv i ndihmës juridike.

Kjo tryezë u organizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Fal as me përkrahjen e GIZ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors