Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarja nga Zyra Rjonale për Ndihmë Juridike Falas Ferizaj, znj. Liri Kqiku u prit në takim nga z. Nebi Mehmeti, Kryetar i Shoqatës së Pensionisteve në Ferizaj me bashkëpuntor, me të cilët ka diskutuar më shumë rreth Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, rastet që trajtohen dhe shërbimet profesionale që ofrohen nga kjo zyrë për pensionistët e që të njejtit janë përfitues edhe të ndihmës juridike falas.
Gjatë takimit u diskutua po ashtu lidhur me rastet e refuzimit të së drejtës në pension bazik të moshës apo kontributpagues për qytetarët që janë përfitues të drejtës në pension të kategorive të dala nga lufta e që bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme është vërtetuar se kategoritë e dala nga lufta mund të gëzojnë të dy pensionet.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 14 Qershor 2024 me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.