Informim, vetëdijësim dhe ofrim i shërbimeve për qytetarët nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe OJQ-të partnere si në vijim: Instituti i Kosovës për Drejtësi, Programi për të Drejtat Civile Kosovë, Advancing Together, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Social Housing and Property Rights in Kosovo dhe Femrat Aktive të Gjakovës.
Ky aktivitet u realizua tek “New Born” Prishtinë, gjatë të cilit u shpërndanë fletëpalosje në gjuhët zyrtare me informata për ndihmën juridike falas, shërbimet që ofrohen nga ANJF dhe OJQ-të, kriteret që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, kategoritë e veçanta përfituese, procedurat e aplikimit etj.
Disa nga qytetarët e interesuar moren edhe këshilla juridike nga zyrtarët si dhe u referuan në zyrat më të afërta për marrjen e shërbimeve profesionale juridike falas.
Ky aktivitet u realizua me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.