Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mitrovicë: Tryezë me akterët komunal dhe OJQ-të

Me datë 14 Qershor 2024 në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas me mbështetjen e OSCE, zyrtarët nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Mitrovicë znj.Hajrije Kutllovci-Zahiti dhe znj. Bajramka Djekovic realizuan “Tryezën me akterët komunal dhe OJQ-të” në Komunen e Mitrovicës me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndër institucional.

Në këtë tryezë u diskutan të arriturat dhe sfidat në ofrimin e ndihmës juridike falas nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Mitrovicë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mes kësaj zyre dhe akterëve komunal me qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Sigurimi qasjes në drejtësi dhe ndihmë juridike falas, si dhe mundësia e forcimit të komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve ishin temat tjera që u trajtuan midis pjesëmarrësve.

Në këtë tryezë kishte pjesëmarrës nga një numër i madh i institucioneve dhe Organizatave Joqeveritare që veprojnë në Komunën e Mitrovicës, të cilët u shprehen të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me ANJF-në, andaj nëpërmjet takimeve të tilla me pjesëmarrjen e akterëve komunal dhe OJQ-ve synohet të ndërtohet një sistem më gjithëpërfshirës dhe efektiv i ndihmës juridike.

Kjo tryezë u organizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me përkrahjen e OSCE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors