Sot, me datë 03.09.2024, z. Qëndrim Gashi – U.D. Udhëheqës i Divizionit për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas u prit në takim nga z. Afrim Maliqi, Drejtor i Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në drejtim të sigurimit të qasjes në drejtësi përmes ndihmës juridike falas për personat me aftësi të kufizuar.
Gjatë takimit u diskutua më shumë rreth shërbimeve që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron për personat me aftësi të kufizuar si përfitues të ndihmës juridike falas, si dhe lidhur me rastet që ANJF trajton (rastet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe rastet lidhur me pensionet e pa aftësisë të përhershme).
Po ashtu, u diskutua edhe bashkëpunimi në kuadër të projektit “Përmirësimi i kornizës ligjore në Kosovë sipas standardeve të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” ku pritet të bëhet ngritja e kapaciteteve për zyrtarët e Zyrave Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.