Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me ekspertët amerikan të Shërbimit Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit

Sot me datë 24.09.2024, U.D Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas z. Faton Jashari pirti në takim ekspertët amerikan të Shërbimit Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit si dhe përfaqësuesit e organizatës partnere Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Ky takim u realizua në kuadër të projektit për fuqizimin e Ndërmjetësimit në Kosovë. Organizata partnere e ANJF-së, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke mbështetur Ekspertët nga Federal Mediation and Conciliation Service (FMCS)/Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit për të realizuar këtë projekt.

Bashkëpunimi mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe projektit do të kontribojë në avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe në fuqizimin e rolit të ndërmjetësimit si formë më e efikase për zgjidhjen e kontesteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors