Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë e Regjstrimit Civil – ARC

Sot, me datë 09.10.2024, z.Faton Jashari – U.D Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe z.Blerim Canaj – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) kanë nënshkruar marrëveshje mjaft të rëndësishme me qëllim kryesor të lehtësimit të barrës administrative për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike falas, duke mundësuar bartjen e të dhënave nga ARC në Sistemin informativ për menagjimin e rasteve (databazën) së ANJF-së.

Me këtë marrëveshje, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të kalojnë nga një institucion në tjetrin për të siguruar numër të madh të dokumenteve për të përfituar nga shërbimet juridike falas që u takojnë.

Angazhimi i përbashkët i ANJF-së dhe ARC-së me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe USAID-it Projekti i Drejtësisë, ka bërë të mundëshme nënshkrimin e kësaj marrëveshje e cila do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe në rritjen e besimit të publikut ndaj të dy institucioneve. Kjo marrëveshje synon të vendosë qytetarin në qendër të sistemit tonë të drejtësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors