Përfaqësuesja e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, znj. Jehona Qerimi ishte paneliste në takimin informues me qytetarët e rajonit të Mitrovicës, lidhur me të drejtën e tyre për kompensim në rast të dëmit të shkaktuar nga autoritetet publike. Ajo njoftoi pjesëmarrësit për fushëveprimin e ANJF-së, rastet të cilat trajtohen dhe shërbimet profesionale juridike falas që ofrohen.
Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i të gjeturave të analizës: “Rishikim i legjislacionit lidhur me të drejtën për kompensim në rastet e dëmit të shkaktuar nga autoritetet publike në Kosovë” nga përfaqësues të Democracy Plus.
Ky aktivitet u realizua nga D+ në kuadër të projektit “Promovimi i procedurave të drejta administrative për qytetarë dhe biznese” i cili mbështetet nga zyra e BE-së në Kosovë.