Me datë 16.10.2024, z.Faton Jashari, U.D Drejtor Ekzkutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas mori pjesë dhe mbajti një fjalë hyrëse gjatë Konferencës së Lansimit të Fushatës “Bëje Tënden. Regjistroje Pronën!”, organizuar nga Advocacy Training & Resource Center – ATRC në kuadër të projektit PIAKOS të financuar nga Banka Botërore.
Ai ndër të tjera tha se: “Tashmë kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me ATRC-në, përmes së cilës ofrohet përkrahje për Agjencinë në riaktivizimin e Klinikës Ligjore Mobile, mbështetje për angazhimin e ekspertëve, ngritjen e kapaciteteve për stafin e Agjencisë dhe furnizimin me mjete të nevojshme të punës gjatë një periudhe një-vjeçare. Njëherit ky bashkëpunim i kontribuon forcimit të kapaciteteve të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe ofrimin e shërbimeve ligjore në zonat rurale, ku përfitojnë komunitetet e cenueshme dhe ato në nevojë.”