Sot me datë 12 Nëntor 2024, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në bashkëpunim me GIZ-in gjerman ka organizuar Tryezë të rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të në Komunen e Lipjanit. Kjo tryezë u organizua me rastin e themelimit të Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Lipjan që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre apo nëse bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.
Tryezën e hapi z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas i cili theksoi rëndësinë shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në Komunen e Lipjanit si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Lipjan, akterëve komunal dhe organizatave jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi.
z. Diamant Bytyqi, Nënkryetar i Komunës së Lipjanit mirëpriti themelimin e Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Lipjan nëpërmjet së cilës qytetaret e komunës kanë mundësi të realizojnë të drejtat e tyre si dhe theksoi se Komuna e Lipjanit ka siguruar hapësirat e punës për Zyren Mobile për Ndihmë Juridike Falas Lipjan dhe në vazhdimësi do ta mbështes funksionimin e kësaj zyre.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe z. Daut Azemi, Kryesues i Kuvendit Komunal Lipjan, përfaqësues tjerë nga Komuna e Lipjanit: Zyra për Komunitete dhe Kthim, Zyra për Informim, poashtu përfaqësues nga Stacioni Policor, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i viktimave etj., si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.
Nëse keni nevojë për shërbime profesionale juridike Agjencia për Ndihmë juridike Falas është vendi i duhur, në të cilën mund të drejtoheni për realizimin e të drejtës tuaj.
Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Lipjan, gjendet në objektin e Biblotekës së Qytetit, kati 1. Orari i punës: E hënë, e martë, e mërkurë, duke filluar nga ora 8:00 deri 16:00. Telefono në 046 127 077 ose kontaktoni në email adresën: info.anjf@rks-gov.net
Ky aktivitet është mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes @GIZ Kosovo.