Sot me datë 14 Nëntor 2024, u organizua tryeza e rradhes e rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të me rastin e themelimit të Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Podujevë, e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të kësaj komune të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre apo nëse bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.
Në këtë tryezë u diskutua lidhur me rëndësinë shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në Komunen e Podujevës si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Podujevë, akterëve komunal dhe organizatave jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi.
Pjesëmarrës ishin Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Adelina Stublla, zyrtarë nga kjo drejtori, zyrtarë të QPS-së, përfaqësues nga Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Podujevë, pjesëtarë nga Policia e Kosovës dhe akterë të tjerë.
Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Podujevë, gjendet në objektin e Komunës së Vjetër dhe funksionon nga e hëna në të premte duke filluar nga ora 8:00 deri 16:00.
Telefono në 046 127 073 ose kontaktoni në email adresën: info.anjf@rks-gov.net
Ky aktivitet është mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes @GIZ Kosovo.