Me datë 13.11.2024, z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas i shoqëruar nga zyrtari i Zyres Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Gjilan, z.Sokol Haziri u priten në takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti dhe nënkryetari z. Hasan Aliu me qëllim të diskutimit rreth mundësisë së hapjes së Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Komunen e Vitisë.
Me hapjen e Zyrës Mobile për Ndihmë Juridike falas në Viti do të ofrohet qasje e barabartë në drejtësi të gjithë qytetarëve, andaj me këtë rast Kryetari i Komunës z. Haliti tha se ai është i gatshëm të bashkëpunoj me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe se do ta mbështesë hapjen e zyres në Komunen e Vitisë.