Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Klinë: Tryezë e rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të

Tryeza e pestë me radhë po realizohet sot në Klinë, me rastin e themelimit të Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas në këtë komunë.

Gjatë tryezës u potencua nga z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas rëndësia e shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në komunen e Klinës si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional me akterët komunal dhe organizatat jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi të gjithë qytetarëve.

Panelist në tryezë ishte edhe z. Binak Sylaj, Drejtor i Administratës në Komunën e Klinës i cili e ka përkrahur Zyren Mobile për Ndihmë Juridike Falas Klinë nëpërmjet sigurimit të hapësirave të punës dhe në vazhdimësi e ka mbështetur funksionimin e saj, ai thekson se “nëpërmjet ndihmës juridike qytetarëve u sigurohet mbrojtja e të drejtave që ju takojnë”.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësus nga Komuna e Klinës, Stacioni Policor, Institucioni i Avokatit të Popullit, Qendra për Punë Sociale, Gjykata Themelore Pejë – Dega Klinë, avokatë etj. si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.

Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Klinë, gjendet me adresë tek Qendra e Kulturës ” Jehona e Dukagjinit” dhe funksionon nga e hëna në të premte duke filluar nga ora 8:00 deri 16:00.

Telefono në 046 127 201 ose kontaktoni në email adresën: info.anjf@rks-gov.net

Ky aktivitet është mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes @GIZ Kosovo.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors