Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Tryezë për diskutim me departamentin për çështje administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Me datë 22.11.2024, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në bashkëpunim me USAID – Projekti i Drejtësisë, organizoi Tryezën me ofruesit e ndihmës juridike falas dhe departamentit për çështje administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë kësaj tryeze u bë prezantim i praktikës së Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastet e pensioneve të dyfishta si dhe u diskutua lidhur me sfidat e ofruesve të Ndihmës Juridike Falas lidhur me përfaqësimin e rasteve të pensioneve të dyfishta.Njëherit pati diskutim mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të cilat kanë të bëjnë me dy pensione dhe llojet e vendimeve poashtu lidhur me procedurat e gjykimit të çështjeve të njejta e paraparë me dispozitat e nenit 57 të Ligjit Nr. 08/L 182 për Konfliktet Administrative.

Tryeza u realizua me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors