Sot me datë 27 Nëntor 2024, me rastin e themelimit të Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Viti u organizua Tryeza e e radhes e rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të lokale nga kjo komunë.
z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas theksoi rëndësinë shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në Komunen e Lipjanit si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Viti, akterëve komunal dhe organizatave jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi.
z. Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë mirëpriti themelimin e Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Viti nëpërmjet së cilës qytetaret e komunës kanë mundësi të realizojnë të drejtat e tyre si dhe theksoi se Komuna e Vitisë ka siguruar hapësirat e punës për këtë zyre dhe në vazhdimësi do ta mbështes funksionimin e kësaj zyre.
Në panel ishte edhe z. Alush Sinani , Gjyqtar Mbikqyrës i Gjykatës Themelore Gjilan – Dega Viti i cili e ka cilësuar të nevojëshme hapjen zyres që do tu shërbejë qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqësues nga Komuna e Vitisë, Gjykata Themelore Gjilan – Dega Viti, Zyra për Komunitete dhe Kthim, Zyra për Informim, Stacioni Policor, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i viktimave, Avokati i Popullit etj., si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.
Nëse keni nevojë për shërbime profesionale juridike Agjencia për Ndihmë juridike Falas është vendi i duhur, në të cilën mund të drejtoheni për realizimin e të drejtës tuaj.
Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Viti, gjendet në objektin e Komunes.
Orari i punës: E mërkurë, e enjte, e premte duke filluar nga ora 8:00 deri 16:00.
Telefono falas: 0800 11 777 ose kontaktoni në email adresën: info.anjf@rks-gov.net
Ky aktivitet është mbështetur nga OSCE.