Në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë së bashku me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në linjen e trenit nga Prishtina në Pejë.
Gjatë udhëtimit u shpërndan fletushka me mesazhe informuese për ndihmën juridike, shërbimet për viktimat dhe mesazhe inkurajuese për respekt dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.