Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnim për zyrtarët e ANJF-së mbi mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale lidhur me konfliktin

Me datë 20 dhe 21 Janar, zyrtarët e Zyrave Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas morën pjesë në trajnimin dy ditor mbi mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale lidhur me konfliktin organizuar nga Organizata Joqveritare partnere, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me qëllim të rritjes së mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin.

Ky trajnim u fokusua në pajisjen e pjesëmarrësve me praktika të informuara për traumat dhe ekspertizë ligjore gjithëpërfshirëse të cilët u angazhuan në sesione interaktive mbi navigimin e kornizave ligjore, referimin e rasteve dhe përfshirjen e teknikave të vetëkujdesit në rutinat e tyre profesionale, dhe ka për qëllim të mbështes përpjekjet e të mbijetuarve drejt drejtësisë, duke promovuar mirëqenien e profesionistëve ligjorë që i ndihmojnë ata.

Trajnimi u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në kuadër të projektit rajonal “Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors