Sot, më 18 qershor 2025, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarja nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Podujevë, znj. Valentina Bejtullahu Sejdiu, realizoi një takim me z. Idriz Hoxha, përfaqësues i Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS në Podujevë.
Në këtë takim u diskutua më shumë rreth Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, llojeve të rasteve që trajtohen, si dhe shërbimeve profesionale që ofrohen nga kjo zyrë.
Gjatë diskutimit u theksuan të arriturat dhe sfidat në ofrimin e ndihmës juridike në komunën e Podujevës, ndërsa z. Hoxha shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie të ndjeshme të qytetarëve.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë përgjatë gjithë javës, deri më 20 qershor 2025, me qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve për të drejtën e tyre për ndihmë juridike falas.