Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, më 19 Qershor 2025, zyrtarja e lartë për ndihmë juridike, znj. Agnesa Beqiri nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Vushtrri, realizoi një takim zyrtar me z. Shpetim Azemi, gjyqtar i gjeneratës së re të gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, si dhe me zyrtaren e tij ligjore, znj. Liridona Bajrami.
Takimi kishte për qëllim:
– Informimin mbi rëndësinë dhe funksionimin e Ndihmës Juridike Falas në Republikën e Kosovës,
– Prezentimin e shtrirjes së ndihmës juridike falas nëpërmjet zyrave rajonale dhe mobile që ofrojnë këtë shërbim,
– Sqarimin e kritereve ligjore për përfitim të ndihmës juridike falas,
– Si dhe diskutimin për mënyrat më efikase të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri dhe Zyrës Mobile për Ndihmë Juridike Falas Vushtrri për të ndihmuar qytetarët në nevojë.
Gjyqtari Azemi shprehu falënderim të veçantë për punën dhe angazhimin e kësaj zyre, si dhe konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në çdo rast kur kërkohet mbështetje, me qëllim që qytetarët t’i realizojnë të drejtat e tyre në kohë të arsyeshme.