Më 19 Qershor 2025, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Zyrtari i Lartë për Ndihmë Juridike nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Drenas, z. Rasim Imeri ka realizuar një takim me z. Shefqet Baleci, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Drenas.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi rolin dhe rëndësinë e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), shërbimet që ofrohen për qytetarët me kushte të vështira ekonomike, si dhe mbështetjen që u ofrohet grupeve të margjinalizuara. U nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional për të garantuar qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Z. Baleci shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e ANJF-së dhe konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në përmbushje të këtij misioni të përbashkët, fuqizimin e të drejtave të qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre përmes ndihmës juridike falas.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë deri me 20 Qershor 2025.