Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, në Komunën e Kaçanikut janë realizuar takime me përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave partnere dhe qytetarëve, ku është theksuar rëndësia e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë.
Një nga aktivitetet kryesore ishte takimi i znj. Blerta Racaj Ajvazi, Zyrtare e Lartë për Ndihmë Juridike nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Kaçanik, me znj. Kadishe Shabani, Administratore e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, e cila ka dhënë kontribut që Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas të vendoset në premisat e Gjykatës. Ajo e ka vlerësuar rëndësinë e informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve rreth ndihmës juridike falas dhe mbetet një zë i rëndësishëm në këtë proces.
Kjo vizitë vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar ndihmë juridike falas për të gjithë. Duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes institucioneve kyçe, sigurojmë që asnjë qytetarë të mos mbetet pa qasje në drejtësi.