Më 20 Qershor 2025, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, z. Rasim Imeri, Zyrtar i Lartë për Ndihmë Juridike nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Fushë Kosovë, zhvilloi një takim zyrtar me z. Abaz Xigolli, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me rritjen e qasjes në drejtësi për qytetarët që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet juridike dhe rolin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në këtë aspekt në ofrimin e shërbimeve juridike për qytetarët. U prezantuan gjithashtu llojet e rasteve që trajton ANJF, si dhe parimet profesionale që udhëheqin punën e saj.
Z. Xigolli vlerësoi punën dhe angazhimin e Agjencisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në garantimin e të drejtave të qytetarëve. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm, me theks të veçantë në mbështetjen e kategorive të cenueshme të shoqërisë, si: personat në nevojë sociale, viktimat e dhunës, të moshuarit dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.