Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prizren | Aktivitet vetëdijësues nga studentët në Sheshin Shadërvani

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, sot më 19 Qershor 2025, qytetarët e Prizrenit patën mundësinë të informohen nga afër mbi të drejtën për ndihmë juridike falas, përmes një aktiviteti të organizuar në Sheshin Shadërvani.

Ky aktivitet u realizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren, dhe me mbështetjen e GIZ-it Gjerman.

Studentët e angazhuar nën udhëheqjen e zyrtares Fjorda Mujollar nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Prizren:

– Shpërndanë materiale informuese për qytetarët;

– Ofruan sqarime për kriteret dhe mënyrën e aplikimit për ndihmë juridike falas;

– Promovuan rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve publike, akademisë dhe qytetarëve.

Qëllimi i aktivitetit ishte të rrisë ndërgjegjësimin për këtë të drejtë themelore dhe të afrojë shërbimet juridike pranë qytetarëve që më së shumti kanë nevojë për to.

Kjo iniciativë përfaqëson një model të suksesshëm të bashkërendimit institucional dhe angazhimit rinor në shërbim të komunitetit. Një falënderim i veçantë për studentët e përkushtuar, stafin profesional dhe qytetarët që morën pjesë aktivisht në këtë nismë me vlerë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors