Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, me 20 Qershor 2025, znj.Zana Bikliqi Bërbatovci, Zyrtare e Lartë për Ndihmë Juridike në Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Lipjan, realizoi takime zyrtare me përfaqësues të institucioneve lokale:
– z.Imri Ahmeti Kryetar i Komunës së Lipjanit
– zyrtarët policorë në njësinë për dhunë në familje/ Stacioni Policor Lipjan dhe
– përfaqësues të Qendres për Punë Sociale Lipjan.
Këto vizita si qëllime kryesore kishin:
– Ndërrmarrjen e veprimeve konkrete që përmirësojnë ofrimin e ndihmës juridike,
– Mënyrat adekuate të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërinstitucional dhe
– Sfidat e përbashkëta në raport me arritjen e objektivave të dëshiruara.
Realizimi i këtyre vizitave gjithmonë ka rezultate pozitive në procesin e punës dhe i shërben qëllimit të përbashkët – qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë!