Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prizren | Vizita në institucione lokale për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Fjorda Mujollar, Zyrtare e Lartë për Ndihmë Juridike në Zyren Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Prizren, realizoi vizita dhe takime me përfaqësues të institucioneve lokale:

– znj. Derya Kala, Udhëheqëse, si dhe Zyrtarët Igbala Rama, Islam Elshani, Spasa Andreviç, Asim Imeri, Sezana Hameli, Senada Etemi të Zyrës për Komunitete dhe Kthim dhe

– znj. Shpresa Murati, Drejtoreshë e Departamentit për Punë dhe Mirëqenie Sociale

Takimet u fokusuan në:

– Ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Zyrës Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Prizren, institucioneve komunale dhe organizatave locale,

– Promovimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët,

– Shpërndarjen e materialeve informuese lidhur me shërbimet e ndihmës juridike falas.

Secila nga këto institucione kontribon çdo ditë në dhënien e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Prizrenit, varësisht nga fusha e tyre e veprimit. Prandaj, u takuam me ta që ta kenë prioritet promovimin dhe garantimin e qasjes në drejtësi për të gjithë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors