Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, më 20 Qershor 2025, zyrtarja e lartë për ndihmë juridike, znj. Mirsije Ajvazaj nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Kamenicë, realizoi një takim zyrtar me znj. Loridona Bajra dhe znj. Doruntina Isufi, punonjëse të Shërbimeve Sociale pranë Qendres për Punë Sociale Kamenicë.
Takimi kishte për qëllim: informimin mbi rëndësinë dhe funksionimin e Ndihmës Juridike Falas në Republikën e Kosovës, prezentimin e shtrirjes së ndihmës juridike falas nëpërmjet zyrave rajonale dhe mobile që ofrojnë këtë shërbim, sqarimin e kritereve ligjore për përfitim të ndihmës juridike falas si dhe diskutimin për mënyrat më efikase të bashkëpunimit institucional për të ndihmuar qytetarët në nevojë.