Më datë 30.07.2025, z. Faton Jashari, ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zhvilloi një takim me përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një nga partnerët kryesorë të ANJF-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i përbashkët për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin në vazhdim dhe për vitin e ardhshëm, me mbështetjen e OSBE-së. Këto aktivitete do të zhvillohen në përputhje me Planin e Punës dhe Planin e Performancës së Agjencisë.
Përfaqësuesit e OSBE-së theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në projektet e përbashkëta me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas. Në këtë kontekst, z. Faton Jashari i falënderoi për mbështetjen e deritanishme, duke theksuar se vazhdimi i kësaj përkrahjeje nga donatorët është i domosdoshëm për avancimin e mëtejmë të sistemit të ndihmës juridike falas në vend.