Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnim për zyrtarët e ANJF-së mbi mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin

Më 25–26 shtator 2025, zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) moren pjesë në trajnimin dyditor me fokus mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin. Ky aktivitet u realizua në koordinim me organizaten partnere Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT dhe u mundësua me ndihmën e projektit rajonal “Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Trajnimi kishte për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të stafit të ANJF-së për të ofruar qasje të ndjeshme dhe profesionale ndaj të mbijetuarve, duke trajtuar temat si:

– Qasja e mirinformuar në traumë dhe parimet bazë të saj (siguria, besimi, fuqizimi);

– Kuptimi i traumës dhe reagimet psikologjike të të mbijetuarve;

– Teknikat e intervistimit dhe ndërtimi i besimit gjatë procesit;

– Menaxhimi i rrezikut të ritraumatizimit;

– Vetë-kujdesi për profesionistët, për të shmangur dërrmimin dhe traumën sekondare.

Përmes diskutimeve praktike, rasteve studimore dhe ushtrimeve interaktive, zyrtarët e ANJF-së patën mundësinë të forcojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të thellojnë angazhimin për të ofruar mbështetje të denjë dhe të qëndrueshme për të mbijetuarit.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ANJF ofron për qytetarët, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të shoqërisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors