Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka nënshkruar partneritet me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në kuadër të projektit “Zërat e Drejtësisë”, një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të qasjes në drejtësi për gratë dhe vajzat, veçanërisht në zonat rurale, komunitetet jo-shumicë dhe për viktimat e dhunës me bazë gjinore.
Ky bashkëpunim do të përfshijë një varg iniciativash të rëndësishme, përfshirë: reforma në politika, funksionalizimin e klinikave mobile për ndihmë juridike falas në tetë komuna të Kosovës, si dhe një fushatë të synuar informuese “Njih të Drejtat Tua”.
Nëpërmjet avokimit digjital të udhëhequr nga vetë të mbijetuarit dhe ofrimit të shërbimeve juridike me ndjeshmëri gjinore, synimi ynë është krijimi i një sistemi më gjithëpërfshirës që dëgjon, mbron dhe fuqizon çdo zë.
Ky partneritet është dëshmi e përkushtimit të Agjencisë për të garantuar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.